Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Deputeti Artan Grubi, ka takuar  Ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, z. Milan Jazbec.

Deputeti Grubi dhe Ambasadori Evropian Jazbec diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, punën e Kuvendit si dhe për aktivitetet e Komisionit për Çështje Evropiane në lidhje me miratimin e reformave të parapara nga Komisioni Evropian.

Deputeti Grubi informoi z. Jazbec për aktivitetet në Kuvend si dhe në Komisionin për Çështje Evropiane dhe mbledhjen e rradhës më 28 qershor si dhe qëllimin për përfshirje e të gjitha partive bashkë me shoqërinë civile dhe mediat në diskutimet mbi ligjet reformuese.

Deputeti Grubi dhe Ambasadori Jazbec gjithashtu diskutuan për integrimin EuroAtlantik, marrëdhëniet ndërfqinjësore si dhe zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit në përputhje me kushtetutën e vendit në drejtim të barazisë gjuhësore.