Një grua i ka vendosur flakën një shtëpi së bashku me banorët brenda.

Ngjarja ka ndodhur në Milwaukee dhe zjarri i mori jetën 72-vjeçarit Willie Greer.  Fqinjët ishin munduar të thyenin derën por nuk kishin arritur dot që ta shpëtonin.

E dyshuara është arratisur dhe familjarët e saj thonë se ajo e ka marrë këtë vendim pas një zënke me të dashurin i cili jetonte aty por për momentin nuk ndodhej brenda në shtëpi, raporton Daily Mail.

Një video të publikuar shfaqet gruaja që fillimisht thyen dritaren me çekiç dhe pastaj shkon merr lëndë djegëse në garazh për ti vendosur flakën shtëpisë.