E ftuara e kësaj jave në emisionin ”Thumb” të Fatmës dhe Aulonës ka qenë Greta Koçi.
Kohët e fundit është kthyer në trend që këngëtarët shqiptarë të përpiqen të ndërtojnë karrierën jashtë vendit por duket se Greta ka një tjetër mendim. Ajo e ka patur vite më parë mundësinë për t’u bërë e famshme jashtë por e ka refuzuar.
“Ka qenë një djalë që punonte me Pussycat Dolls, më dëgjoi në një koncert në Vlorë dhe më pëlqeu. Rastisëm në një koncert në Detroit dhe aty më tha: Greta do të jap mundësinë të të dëgjojnë gjithë kokat e botës.
Këmbënguli 6 herë. Por unë në atë kohë isha në kulmin tim në Shqipëri dhe thoja me vete : Nuk humbi bota për një Gretë! Nuk mbeti Amerika për mua!”, ka treguar Greta. Duket se këngëtarja ka hedhur poshtë një mundësi të madhe megjithatë në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga më të pëlqyerat./Blitz.al/.