Dy persona, mes të cilëve edhe piloti, kanë humbur jetën në Greqi, pas rrëzimit të një helikopteri civil.

Një nga viktimat po transmetonte në “facebook live” deri në momentin që helikopteri i afrohet me shpejtësi tokës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e të premtes në pjesën juglindore të rrethinave të Athinës.

Helikopteri u rrëzua për shkak të përplasjes me telat e linjës së energjisë.

Helikopteri, pronë e një kompanie private, ishte pajtuar nga prefektura e Athinës për të kryer spërkatje kundër mushkonjave në një moçalishte pranë kompleksit olimpik të kanoitazhit në Skinia.

T mobile In article [4]

Spërkatja kishte mbaruar dhe piloti mori me vete një roje të objektit dhe një student që po kryente praktikën. Ky i fundit ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por ekipit të shpëtimit i janë dashur disa orë për ta nxjerrë nga rrënojat e helikopterit që kishte rënë brenda në ujë.

Global

Comments are closed.