56 -vjeçari nga Palatica e Tetovës, dje ka raportuar se në mes të datës 25 dhe 26 të këtij muaji, persona të panjohur kanë kryer grabitje në marketin e tij “Dik-market”, përcjell TetovaSot.

Pas hapjes me forcë të derës në hyrje, nga disa rafte kanë marr 30 steka cigare të ndryshme dhe nga kasa 2000 denarë, njofton SPB-Tetovë.

Nga vjedhje e përgjithshme është konstatuar një  vlerë prej 33 mijë denarë, ndërsa dëmi i material i shkaktuar është 1.000 denarë.

Pas inspektimit policia është duke punuar për zbulimin e kryerësve./TetovaSot/