Mario Gotze pritet të jetë gati për sezonin e ri

Ylli i Borussia Dortmundit, Mario Gotze ka publikuar një foto në Instagram duke vrapuar, përcjell Express. Ish anëtari i Bayern Munichut, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë, pritet të jetë gati për sezonin e ri.

“Ne jemi të kënaqur që terapia ka pasur një efekt të tillë pozitiv në Marion. Ne jemi të lumtur që së shpejti ai do të kthehet për të luajtur.”, ka deklaruar Michael Zorc, drejtori sportiv i Dortmudnit.