Gjashtëdhjetë e dy vjeçarja nga Gostivari dje ka vdekur në spital, ndoshta nga një sulm në zemër.

Gruaja është ankuar se nuk ishte mirë dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, përcjell TetovaSot.

Rastin rreth orës 23 ishte raportuar në stacionin e policisë në Gostivar nga mjekët të cilët e kanë pranuar pacienten U.V.

Mjeku në detyrë ka konstatuar se gruaja U.V. ka vdekur nga një atak në zemër.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion./TetovaSot