Sulmuesi francez, Bafetimbi Gomis transferohet në Turqi te skuadra e Galatasarayt.
31-vjeçari është pajtuar me kushtet që ia ka ofruar skuadra turke, ndërsa gjatë 24 orëve në vijim ai do të ketë përfunduar edhe testet mjekësore me klubin e ri.
Kujtojmë që Gomis sezonin që lamë u huazua te Marseille nga Sëansea, ku zhvilloi një prej sezoneve më të mira në karrierë.