Cristiano Ronaldo ka shënuar 75 gola në ndeshjet ndërkombëtare dhe është barazuar në pozitën e dytë me hungarezin Sándor Kocsis në listën e golashënuesve më të mirë të Evropës të të gjitha kohërave. Vetëm Ferenc Puskás ndodhet para portugezit në krye të listës.

Ronaldo pas golit të shënuar kundër Zelandës së Re në Kupën e Konfederatave, është barazuar në vendin e dytë me Sándor Kocsis.

Ylli i Realit Madridit tash do të luftojë për të arritur legjendarin hungarez Ferenc Puskás, i cili mban rekordin me 84 gola.

Lista e golashënuesve më të mirë të Evropës të të gjitha kohërave:

Ferenc Puskás (Hungari & Spanjë) – 84 gola në 89 paraqitje

Sándor Kocsis (Hungari) – 75/68

Cristiano Ronaldo (Portugali) – 75/142

Miroslav Klose (Gjermani) – 71/137

Gerd Müller (Gjermani Perëndimore) – 68/62

Robbie Keane (Irlandë) – 68/146

Zlatan Ibrahimovi? (Suedi) – 62/116

Imre Schlosser (Hungari) – 59/68

David Villa (Spanjë) – 59/97

Jan Koller (Çeki) – 55/91

Joachim Streich (Gjermani Lindore) – 55/102

Wayne Rooney (Angli) – 53/117

Poul Nielsen (Danimarkë) – 52/38 Jon

Dahl Tomasson (Danimarkë) – 52/112

Lajos Tichy (Hungari) – 51/72

Hakan Sükür (Turqi) – 51/112

Thierry Henry (Francë) – 51/123

Robin van Persie (Holandë) – 50/101

Sipas statistikave të UEFA-s, Ronaldo ka shënuar 36 gola në ndeshjet si vendës, 27 si mysafirë dhe 12 në finalet e garave. Ka shënuar tre “hat-tricks”, derisa në një ndeshje ka shënuar madje katër gola. Në 13 ndeshje ka shënuar nga dy gola. Ai asnjëherë nuk ka arritur të shënojë gol kundër Francës, Spanjës, Gjermanisë, Italisë dhe Anglisë.