Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë. I dyshuari sipas policisë është arrestuar dhe se ngjarja ka ndodhur në rrugën Fitorja në Podujevë të mërkurën në orët e mbrëmjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar kamionetën Fiat me targa lokale, ka goditur biçiklistin-viktimën mashkull K-Shqiptar.

Viktima është dërguar në emergjencë e Podujevës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.