Sipas një raporti kriminalistik të përpiluar nga Agjencia kombëtare e Krimit (NCA-National Crime Agency) e të publikuar nga gjiganti mediatik BBC, grupet e dhunshme kriminale shqiptare të kokainës, kanë një kontroll të konsiderueshëm mbi trafikun e drogës në tregun britanik dhe një influencë të lartë në krimin e organizuar.

Në raport thuhet se bandat shqiptare paraqesin një kërcënim që duhet marrë si i mirëqenë në tregun britanik të kokainës.

Londra është tuneli parësor i kalimit të drogës në pikat e tjera të vendosura kudo në Angli.

Raporti shton se grupet turke dhe serbe të krimit dominojnë volume të mëdha të shpërndarjes se kokainës.

Raporti i publikuar nga BBC ka mbërritur në redaksinë tonë nga një shqiptar me banim në Londër i cili ka thënë se i është ankuar gjigandit mediatik pasi në artikullin me 100 faqe ka zgjedhur të vendosë pikërisht titullin “Bandat shqiptare kontrollojnë tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar”.

Në një grup WhatsApp-i me disa miq të tij britanikë zhvillohet biseda ku ata ia referojnë lajmit shqiptarit me fjalët:

Blerim, a nuk janë djemtë e tu këta?
Sapo iu ankova BBC për artikullin,- ishte përgjigja e shqiptarit.

Shpeshherë shqiptarët janë vënë në qendër të vëmendjes nga mediat e huaja në lidhje me shpërndarjen e drogës në vendet europiane, por ajo që është e sigurt është se askush nuk do detyrohej të migronte jashtë e të kryente vepra të paligjshme nëse ky vend do të kishte mirëqenie e do të siguronte të paktën nevojat bazë të mbijetesës.

Ky mendim i çon të huajt t’i etiketojnë të gjithë shqiptarët si kriminelë, kur në fakt vetëm një pjesë e vogël ka bërë që në këtë grup të na përfshijnë të gjithë. Shumica e emigrantëve shqiptarë kudo në botë me mund dhe punë kanë arritur të sigurojnë vetes një jetesë më të mirë, gjë që këtu nuk do mund ta realizonin kurrë./ JOQ.al