Gjykata Supreme për javën e ardhshme, 29 qershor ka caktuar seancë publike për rastin ‘Monstra”. Gjatë kësaj seance do të shqyrtohen dhe vendoset rreth ankesave të të akuzuarve të dënuar me burg të përjetshëm. Seanca sipas njoftimit të gjykatës do të jetë publike dhe do të mbahet në sallën e madhe të Gjykatës Supreme.

Paraprakisht gjyqi dy here anuloi këtë seancë, e cila fillimisht duhej të mbahej më 30 maj, por u anulua për më 9 qershor, sepse një pjesë e avokatëve të të akuzuarve ishin në pushim mjekësorë.