Gjykata Supreme e ka anuluar seancën publike në të cilët do të duhej të shqyrtohen ankesat e gjashtë personave të dënuar në rastin “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.
Gjykata në seancën paraprake ka pranuar që t’i kërkojë dhe t’i marrë parasysh dëshmitë e prokurorëve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të cilët në konferencë për shtyp treguan se po kryejnë procedurë parahetimore për rastin “Monstra”.

Paraprakisht pala mbrojtëse më shumë se një vit e ka kontestuar aktgjykimin e Gjykatës Penale dhe Gjykatës së Apelit.

Për masakrën tek Liqeni i Smillkovës para pesë viteve, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, disa herë paralajmëroi se opinioni përmes “bombave” do ta mësojë të vërtetën për këtë rast, por megjithatë ai nuk publikoi biseda të përgjuara për vrasjen makabre të katër djelmoshave nga Radishani dhe peshkatarit nga Cresheva./Gazeta Express/