Gjykata Penale ka sjellë vendime megjithatë raportohet se për asnjërin nga të akuzuarit nuk është sjellë vendim për paraburgim. Alsat mëson se disa nga të akuzuarit duhet të paraqiten çdo të hëne në gjykatë, disave u është marrë pasaporta dhe masa të tjera të ngjashme, megjithatë nuk është shqiptuar asnjë masë për paraburgim. Nga ana tjetër PSP-ja në çdo moment pritet deri tek Gjykata Penale të dërgoj edhe informatat shtesë për dy raste.

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup sonte përmes një njoftimi  informon se ka sjell vendim për caktimin e masave të sigurisë për  5 lëndë dhe atë: “Tifani”, Trevnik, Total, Tortura dhe Titanik.

Sa I përket rastit “Tifani”,  për të dyshuarën Ivona Taleska nën dyshimin se ka kryer vepër penale fshehje tatimi  është caktuar masa e kujdesit dhe e akuzuara çdo të hëne të fillim muajit duhet të paraqitet në Gjykatë dhe përkohësisht I është marrë pasaporta. Të njëjtat masa I janë shqiptuar edhe të dyshuarit Dragan Pavloviq Latas për rastin Total.

Ndërkohë që është hedhur poshtë edhe kërkesa për paraburgim për zyrtarët e lartë të BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri.