Të gjitha propozimet e parashtruara nga Prokuroria Speciale Publike për përcaktimin e masave për sigurimin e pranisë dhe masave për kujdes kundër shumë personave të përfshirë në propozime të ndryshme, veç më janë shpërndarë për mbikëqyrje para Këshillave penal të Gjykatës Penale të Shkupit dhe po veprohet në to, kumtuan nga Gjykata.

“Duke e pas parasysh numrin e madh të propozimeve dhe personave të përfshirë në to, si dhe materialin dëshmues të aplikuar në propozimet, gjykatësit të cilët veprojnë në këshillat japin përpjekje për të marrë vendime në afatin e paraparë ligjor”, theksohet në kumtesën e Gjykatës Penale.

Por, siç shtohet në kumtesë. duke e pas parasysh faktin se pas sjelljes së vendimeve, për të gjitha propozimet, të njëjtit duhet fillimisht të përpunohen me shkrim dhe të dorëzohen deri te palët në procedurë, pas përfundimit të procedurës së përgjithshme, për të cilën nuk mund të parashikohet sa kohë mund të zgjasë, opinioni menjëherë do të informohet për vendimet e sjella në Këshillat penal.

Gjykata Penale informoi se lëndët me titull “Total”, “Trevnik”, “Tifani”, “Titanik” dhe “Tortura” përmes shpërndarjes automatike janë ndarë në punë për vlerësimin e aktakuzës te gjykatësja Monika Bahçovanvska,

Lëndët që janë në kompetencë të Sektorit për krim të organizuar gjithashtu përmes shpërndarjes automatike janë dhënë te disa gjykatës.

Te gjykatësja Lidija Petrovska është shpërndarë lënda “Tarifa”, te gjykatësi Goran Boshevski lëndët “Trezor” dhe “Tenk”, te gjykatësja Verska Petrovska lënda “Titanik 2”, te gjykatësja Lenka Davitkovska lënda “Toplik”, te gjykatësi Ivica Stefanovski lënda “Tenderi” dhe te gjykatësja Tatjana Mihajllova lëndët “TNT” dhe “Traektor”.

Prokuroria Speciale Publike dje ka parashtruar 17 akuza për 18 lëndë kundër gjithsej 49 personave fizik dhe shtatë juridik. Kërkohet masë e paraburgimit për 18 persona dhe masë e kujdesit për 47 persona.