Sipas informacioneve të pakonfirmuara të portalit sudstvo.mk që në orët e hershme të mëngjesit ka shqiptuar masë arresti për katër persona. Bëhet fjalë për të akuzuarit S.M., G.J. dhe M.J., që përputhen me inicialet e të akuzuarëve Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski, si dhe I.A. i punësuar në MPB, transmeton Gazeta Lajm. Informatat e para zyrtare priten në ora 15.
Nëse është i saktë ky informacion, tani i mbetet policisë që të bëjë arrestimin e tyre.