Prostituta shqiptare pushtuan rrugët e qytetit francez Bordeaux mes viteve 2013-2016. Vajza që detyroheshin të shisnin trupin e tyre kontrolloheshin nga një organizatë, në krye të së cilës ishin dy shqiptarë, Tom Çapja dhe bashkëpunëtorja e tij Jonida Sefa.

Siç raportojnë mediat franceze, të dy janë shpallur fajtor nga një gjykatë në Francë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në qershor të vitit 206, tre prostituta denoncuan shfrytëzimin që u bëhej në stacioni qendror të policisë në Bordeaux.

Tom Çapja dhe Jonida Sefa konsiderohen si kokat e rrjetit të prostitucionit që lulëzoi për tre vite në qytetin francez.