Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se serbët do të vazhdojnë që të luftojnë për Kosovën.

Ai Graçanicën e ka quajtur zemra e Serbisë, njofton Klan Kosova.

Përpos kësaj, Gjuriq ka deklaruar se pas festës së Vidovdanit, Qeveria e Serbisë do t`i tregojë Listës Serbe se si të veprojë lidhur me situatën politike në Kosovë.