Një person është lënduar rëndë, ndërsa 14 janë lënduar më lehtë në gjithsej 14 aksidente trafiku që kanë ndodhur dje në territorin e Shkupit. Në pesë është shkaktuar dëm material.

Në njërin nga aksidentet e trafikut lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar një numër më i madh i kundërvajtjeve. Janë sanksionuar tetë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, tre shoferë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim dhe dhjetë shoferë të cilët nuk ka përdorur rrip sigurimi ose e kanë përdorur telefonin celular.

Gjithsej 17 shoferë i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi gjegjësisht të paregjistruara. Tre shoferë fillestarë kanë bërë kundërvajtje të ndryshme sipas bazave të ndryshme.

Nga policia janë dënuar 36 automjete të parkuara jo në rregull. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 49 automjete.