Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B. A., në kohëzgjatje prej një muaji.

I pandehuri B. A. dyshohet se të martën rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij, fillimisht e kap për flokë, pastaj me thikë e godet në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”

Global

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

T mobile In article [4]