Milan e dëshiron sulmuesin e Genoas, Giovanni Simeone

Skuadra e Milanit është më aktivja gjatë këtij afati kalimtar në Serie A, ku tashmë ka zyrtarizuar katër futbollistë.

Lojtarët e transferuar janë Mateo Musacchio, Ricardo Rodriguez, Franck Kessi dhe Andre Silva, ndërsa janë në bisedime me Atalantan edhe për Mattia Conte.

Por, kjo nuk është e gjitha, pasi ata e duan edhe sulmuesin e Genoas, Giovanni Simeone, i cili është djali i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone.

Giovanni sezonin e kaluar me Genoan shënoi 13 gola në 36 paraqitje.