Gjermania ka mposhtur pas penalltive Anglinë, për të kaluar në finale të Kampionatit Evropian për U21
Kombëtarja e Gjermanisë ka barazuar 2:2 në kohën e rregullt dhe vazhdime me Anglinë, për ta mposhtur më pas me anë të penalltive 3:2.
Golat për Gjermaninë i shënuan Sleke dhe Platte, ndërsa për Anglinë shënuan Gray dhe Abraham.
Pas kësaj fitoreje Gjermania kalon në finale, ku e pret Spanjën ose Italinë që më vonë luajnë në gjysmëfinalen tjetër.