Kërkesa e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për të zhvilluar një takim me qytetarët turq në Gjermani përpara samitit të G20-ës në Hamburg javën e ardhshme do të refuzohet, njoftoi sot ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.
”Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte kërkuar të fliste me qytetarët turq në Gjermani javën e ardhshme”, shtoi ai.
Gjermania dhe vendet e tjera evropiane kanë qenë të kujdesshme në lidhje me lejimin e vizitave të tilla në të kaluarën për të shmangur fushatat politike turke në territorin e tyre.
Këtë vit, Gjermania bllokoi disa evenimente të zyrtarëve turq që kishin për qellim organizimin e një referendumi mbi ndryshimet kushtetuese në Turqi, në të cilin Erdogan synonte të godiste liderët evropianë.
Erdogan po bën përpjekje për të mbajtur një referendum për të rifutur dënimin me vdekje.
Sipas Bashkimit Evropian një masë e tillë do t’i jepte fund ofertës së vendit për anëtarësimin në BE, ndërsa Gjermania njofton se nuk do të lejojë që turqit me banim në Gjemani të marrin pjesë në një votim të tillë.