Parlamenti gjerman ka miratuar ligjin për të ndaluar nxitjen e urrejtjes në mediat sociale, duke vendosur gjoba që do të arrijnë deri në 50 milionë euro.

Këto sanksione do të merren në mënyrë të veçantë për të gjitha ato uebfaqe, të cilat nuk largojnë përmbajtjet me fjalime të urrejtjes brenda një jave ose kur janë publikuar lajme të rreme. Sipas ekspertëve të të drejtave të njeriut, ky ligj përbën një kërcënim për lirinë e fjalës.

Por sipas ligjit gjerman, janë të kundërligjshme mohimi i holokaustit, nxitja e urrjejtjes dhe fjalimet raciste dhe antisemite.

Qeveria ka deklaruar se gjobat do të vendosen vetëm nëse shoqëritë do të dështojnë në mënyrë të përsëritshme për të respektuar masat e thëna.

“Liria e mendimit mbaron aty ku fillon e ligjit penal”, tha ministri i Drejtësisë, Heiko Maas, në një deklaratë të mëparshme për miratimin e ligjit. Kërcënimeve me vdekje, fyerjet, nxitja e urrejtjes apo mohimi i holokaustit nuk futen te liria e shprehjes, por janë sulme mbi lirinë e mendimit të të tjerëve.”