Një nga mbështetësit e fortë publikë të Lulzim Bashës, Agron Gjekmarkaj, e ka sulmuar fort këtë të fundit, pas konferencës për shtyp që dha mbrëmjen e sotme.
“Lista e Bashës ishte e neveritshme, e fëlliqur dhe që u refuzua nga 200 mijë shqiptarë. Ai duhet të jepte dorëheqjen pasi bëri një listë personale dhe të bazuar mbi interesa financiare. Basha nuk mori përgjegjësi për humbjen por thjeshtë u justifikua’, deklaroi Gjonamarkaj për top channel.