VMRO-Popullore e drejtuar nga ish-kryeministri Lupçe Georgievski ka mirëpritur vizitën e kryeministrit Zoran Zaev në Bullgari. Partia e ndarë nga VMRO-DPMNE-ja vlerëson se ky është hap i madh për përmirësimin e marrëdhënieve me vendin fqinj, i cili është anëtar i Bashkimit Evropian.

VMRO-Popullore thekson se kjo është një mundësi për të fituar përkrahje në rrugën e integrimeve evropiane, duke akuzuar ish-partinë amë se gjatë viteve të qeverisjes së saj e ka injoruar Bullgarinë dhe Greqinë.

Sipas partisë së Georgievskit, vizita e kryeministrit Zaev në Sofje është një hap drejt evropianizimit të Ballkanit. /SHENJA/