Shqiptarët e Lagjes së Trimave në Kumanovë janë të detyruar që barnat e tyre me receta ti blejnë në lagjet maqedonase. Qytetarë të shumtë kanë denoncuar këtë dukuri e cila po merr përmasa shqetësuese.

 Një prej tyre është edhe  gazetari Hamdi Nuhiu i cili në rrjetin sociale facebook e ka shpalosur këtë brengë.

“Faleminderit Taravari qe nuk na ke lene barna me recept ne Lagjen e trimave, e po duhet ne lagjet e maqedonasve ti blejme te njejtat”, ka shkruar Hamdi Nuhiju.