Pasi u lanë të lirë nga rrëmbyesit e tyre kolumbianë, dy gazetarët holandezë i kanë cilësuar ata si shumë të këndshëm. Gazetarët kishin qenë me detyrë për të kërkuar nënën e një fëmije kolumbian të adoptuar në Holandë kur u rrëmbyen.

Gazetarët holandezë të rrëmbyer fundjavën e kaluar prej rebelëve në Kolumbi janë lënë të lirë sipas asaj që raporton BBC.

Derk Bolt dhe Eugenio Follender iu dorëzuan një delegacioni nga Zyra e Avokatit të Popullit të Kolumbisë, siç njoftoi kjo agjenci në Tëitter.

Ministri i jashtëm holandez Bert Koenders e përshëndeti lirimin e tyre si një “lajm shumë i mirë” dhe falënderoi autoritetet kolumbiane që kishin punuar shumë për ti liruar ata.

Fotografitë e publikuara nga Zyra e Avokatit të Popullit tregojnë dy holandezët e rrethuar nga luftëtarë të armatosur dhe të maskuar të ELN para se ata të dërgoheshin në delegacionin e tyre.

Zyra e Avokatit të Popullit ose “Defensoria del Pueblo de Colombia” është një agjenci kombëtare qeveritare e cila mbikëqyr procesin e mbrojtjes civile dhe të të drejtave të njeriut.

Gazetari i televizionit, Bolt, 62 vjeç dhe kameramani Follender, 58 vjeç, kishin qenë me detyrë për të kërkuar nënën e një fëmije kolumbian të adoptuar në Holandë kur ata u rrëmbyen.

Në një intervistë të marrë nga gazetari holandez Edëin Koopman, Bolt tha në median kolumbiane Caracol Radio se rebelët i kishin dhënë atij një dokument “shumë të gjatë” që përmbante pikat e bisedimeve për paqe.

“Ishte e vështirë, – tha ai, – por njerëzit që na shoqëronin ne ishin mjaft të këndshëm. Ndërkohë që familjet tona në shtëpi ishin të tmerruara për ne, ne rrinim ulur dhe pinin kafe me guerilët,” u shpreh ai ndër të tjera.