Duket se Koreja Veriore tani është në gjendje ta godasë Japoninë me një raketë bërthamore, raporton një gazetë me bazë në Tokio.

Shteti i izoluar shkaktoi alarmim në muajin maj kur e shkrepi dhe testoi një raketë në drejtim të Japonisë. Raketa me rreze të mesme veprimi fluturoi për 30 minuta para se të rrëzohej në Detin e Japonisë, i cili i ndan dy vendet, transmeton Express.

Një burim familjar me situatën e sigurisë kombëtarë të Japonisë ka thënë për gazetare kombëtare japoneze “The Nikkei” se analizat e testimit dhe shkrepjes së asaj rakete tregojnë se Koreja Veriore është në gjendje ta godasë Japoninë.

“Duket se Koreja Veriore e ka kompletuar zhvillimin e një rakete bërthamore që mund ta godasë Japoninë,” kjo gazetë e ka cituar këtë burim duke thënë.