Atleti veteran Justin Gatlin shpreson t’i shkaktojë rekordmenit të botës Usain Bolt një zhgënjim në mbylljen e karrierës. Gjasat janë që ky Botëror të jetë i fundit për të dy sprinterët, pasi janë në perëndim të karrierës së tyre. Tashmë 35 vjeç, sprinteri amerikan synon të tregojë edhe një herë herë se ka qenë dhe mbetet një rival i denjë i Bolt.

“Unë synoja fitoren në kampionatin amerikan dhe ia dola mbanë, pasi doja me çdo kusht të isha në Botërorin e atletikës. Nuk e mohoj, që synoj titullin kampion bote në 100 metra në Londër dhe forma e treguar në kampionat më jep besim në forcat e mia. Unë synoj ta marrë atë titull në Botëror dhe besoj se do t’ia dal mbanë”, u shpreh sprinteri amerikan Justin Gatlin, që në finalen e asaj gare dha kohën 9”93. Gatlin synon ta mbyllë me nder karrierën e tij prej humbësi karshi rivalit xhamajkan, të cilin nuk e ka mundur asnjëherë.

Comments are closed.