Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, pavarësisht moshës, vazhdon të ketë statistika të jashtëzakonshme.
Ai në 32 ndeshjet që ka zhvilluar në vitin 2017 me Real Madridin dhe Portugalinë ka shënuar 32 gola, apo një gol në çdo ndeshje.
Ronaldo nga 22 qershori i vitit 2016 deri më 22 qershor të vitit 2017 është golashënuesi më i mirë, duke kaluar Leo Messin.
Ronaldo në këtë periudhë ka shënuar 58 gola, një më shumë se sa ylli argjentinas.
Gjatë kësaj periudhe Messi ka më shumë pasime në krahasim me portugezin, 21 me 17.