Qeveria e kaluar ka bërë dëme të mëdha në sferën kulturore. Kështu deklaroi ministri i Kulturës Robert Alagjozovski duke iu referuar gjendjes së galerisë së ikonave në Muzeun e Maqedonisë, tavani i së cilit tash një kohë të gjatë qëndron i dëmtuar nga reshjet e shiut. Alagjozovski tha se Qeveria e VMRO-së e ka trajtuar këtë galeri si të ishte një depo.

Për këto vlera të trashëgimisë sonë Kulturore, Qeveria e kaluar nuk e ka parë të nevojshme të investojë dhe të sigurojë kushte për prezantimin e tyre para opinionit botëror. Këtë qasje, do ta ndërrojmë menjëherë. Ministria e Kulturës do të bën revizion të gjendjes së koleksioneve nëpër muze dhe kushtet në të cila ruhen222 vlerat e trashëgimisë sonë kulturore– tha ministër i Kulturës, Robert Alagjazovski.

Drejtori i Muzeut të Maqedonisë Gordan Nikollov premtoi përmirësimin e gjendjes së Muzeut.

Unë menjëherë formova dy ekipe operative të përbërë nga të punësuar nga qendra nacionale për konservim dhe nga muzeu i Maqedonisë, dhe ata iu qasën punën që dje për zgjidhjen e problemit– tha Gordan Nikollov, Drejtor i Muzeut të Maqedonisë.

Në hapësirat e korridoreve të Muzeut të Maqedonisë kishte edhe dëme të theksuara që janë bërë gjatë tërmetit që ndodhi në shtator të vitit të kaluar, e që ende nuk janë riparuar./alsat-m