Galdini: Kriza as është zgjidhur me Paktin e 17 majit e as do të zgjidhet me zgjedhjet e 25 qershorit

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Luarasi, njëkohësisht edhe Presidenti i Akademisë për Administrim, Lidership dhe Qeverisje, Arian Galdini ka postuar edhe ditën e sotme një tjetër videomesazh në profilin e tij në facebook.
Pak ditë më parë , avokati i mirënjohur Elidon Laze, i cili është njëkohësisht edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, paralajmëronte në një intervistë ekskluzive për Newsetika.al, se pas zgjedhjeve të 25 qershorit, LDE do të riorganizohet.
Duket se është pikërisht ky kkntskt i pritshëm politik që e ka nxitur Themeluesin dhe ish-Kryetarin e LDE, Arian Galdinin, që të dinamizojë komunikimin e tij publik nëpërmjet ketyre videomesazheve të herëpashershme në facebook.
Ndoshta pedagogu Arian Galdini është duke menduar seriozisht mundësinë e rikthimit në krye të LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, las zgjedhjeve të 25 qershorit.
Ne videomesazhin e tij të fjndit, pedagogu Arian Galdini tërheq vëmendjen se kriza politike nuk është zgjidhur as me Paktin e 17 majit, e as do të zgjidhet me zgjedhjet e 25 qershorit.
Ja videomesazhi i plotë i Arian Galdinit: