Ish-sulmuesi i Juventusit, tani te Bayern Munich, Kingsley Coman, është arrestuar nga polica për dhunë familjare.
Sulmuesi francez që ka mbushur 21 vjeç është arrestuar dje pasi ka sulmuar të dashurën e tij.
Ajo është dërguar në spital për shkak të dhunës dhe tashmë ka marrë një raportë që i mundëson të bëjë tetë ditë pushim nga puna.
Ndërsa në anën tjetër, tani Comanit do të jetë i detyruar të dalë në gjyq në shtator.
Kujtojme që ai shkoi te Juventusi në verën e viti 2014 nga skuadra e PSG-së. Zonja e Vjetër e shiti të Bayern Munich për 28 milionë euro.