Kingsley Coman në telashe. Sulmuesi i Bayern Munchen është vënë nën arrest nga ana e policisë, pas akuzave nga ish-dashura e tij, se 21-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj saj. Pasi është arrestuar, Coman është shoqëruar për në ambjentet e komisariatit ka kaluar disa orë në qelitë paraburgimit.

Mediat franceze raportojnë se sulmuesi më pas është lënë i lirë, por mbi të tashmë rëndon akuza për dhunim banese dhe ndaj personit.

Ish e dashura e Coman është shoqëruar për në spital nga ku ka marrë mjekimin e nevojshëm si dhe do t’i duhet të qëndrojë në regjim shtrati për 8 ditë.

21-vjeçari do të përballet me akuzat në muajin shtator në dyert e Gjykatës. Situatë e vështirë kjo për Kingsley Coman, i cili rrezikon dënimin me burg ose masën administrative gjobë.

T mobile In article [4]