Trembëdhjetë persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë, si pjesë e një bande që furnizonte me hashash dhe kokainë tregun e drogës në rajonin Trentino-Alto Adige, në veri të Italisë.

Banda drejtohej nga shqiptarë, por në grup operonin edhe 4 italianë, një maqedonas, afganë e pakistanezë, raportojnë mediat lokale, pa bërë të ditur identitetin e tyre.

Nëntë nga të arrestuarit janë në burg dhe 4 nën masën e sigurisë së arrestit shtëpiak, kanë njoftuar karabinierët në një konferencë për mediat.

Baza e grupit të trafikantëve ishte në Oltrisarco, Bolzano. Nga shitja e drogës, krupi përfitonte rreth 500 euro në ditë.

Karabinierët kanë sekuestruar 14.000 euro, 4 automjete, 14 kg marihuanë dhe 400 gram të tjera drogë: kokainë dhe hashash.

T mobile In article [4]