Dy vëllezër shqiptarë dhe e fejuara e njërit prej tyre janë arrestuar nga policia italiane në Rimini. Sipas mediave italiane janë arrestuar dy vëllezërit A.H.,28 vjeç dhe D.H., 21 vjeç si dhe e dashura e 28 vjeçarit, rumunia me iniciale I.A., 24 vjeçe.

Të enjten në mbrëmje një prej shqiptarëve është vënë re duke dalë nga një hotel në jug të Riminit dhe të hipte në një automjet me çiftin. Policia është vënë në vëzhgim të lëvizjeve të tyre nga Rimini në Santarcangelo me ndalesa në disa dyqane ose në rrugë të izoluara.

Gjatë ndjekjes, pranë hotelit nga ku kishte dalë një nga shqiptarët dhe ku kishte vendbanimin, u vunë re lëvizje të tjera të dyshimta që i kanë nxitur efektivët e skuadrës së lëvizshme t’i ndalojnë.

Nga kontrolli që iu është kryer policia ka gjetur disa doza kokainë, të cilat vajza rumune i fshihte në reçipeta, ndërsa partneri i saj i kishte fshehur në mbathjet e tij.

Më pas në apartamentin e çiftit janë gjetur të tjera doza kokaine, 60 në total, brenda një qeseje të verdhë si dhe është gjetur edhe material për paketimin e drogës.