Forumi Rinor Islam uron gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit të Fitrit. Në shënimin e fundit të agjërimit njëmujor, urojmë në pranimin e veprave nga Zoti i Lartësuar.

Urojmë që çdo vepër e mirë në muajin e mëshirës, muajin e pastërtive shpirtërore, muajin e faljes, sakrificës e përkushtimit të reflektojë sot në këtë ditë feste.

Me këtë rast, përgëzojmë gjithë ata që u përkushtuan gjatë kësaj periudhe në rizgjimin e vetes dhe vlerave si dhe në shumëfishimin e të mirave duke ecur drejt fitoreve.

Në këtë ditë gëzimi, urojmë për harmoni në familjet tuaja paqe dhe për ditë më të mira.