Në makinën “Mercedes Benz” me targa të vjetra TR 9786 K, policia ka ndaluar 4 persona. Në mjet janë gjetur një shumë e konseideueshme parash dhe e ndarë në disa zarfa. Burime nga Policia Pukë thonë se është sekuestruar dhe një sasi e vogël hashashi që mendohet se ishte për përdorim vetjak.

Personat e ndaluar njihen si mbështetës dhe të afërme të përfaqësuesve të Partisë Socialiste. Mes të ndaluarve është dhe nipi i kreut të Partisë Socialiste në Pukë, Enver Sulejmani. Ndërsa disa prej personave rezulton se janë me precedentë penalë.

Por edhe pse kemi të bëjmë më një vepër të rëndë penale, blerje vote dhe trafikim lëndësh narkotike, Policia e Pukës ende nuk ka një njoftim zyrtar për atë që po ndodh.

Burime thanë se kandidati për deputetë i PS-së në Pukë, Paulin Luli, nënkryetari i bashkisë Pukë,Astrit Kuçi dhe drejtues të policisë lokale ditën e sotme janë duke “bërë letrat” për të liruar personat e ndaluar. /Koha Jonë.

Comments are closed.