E quajnë “faull reaksioni” dhe nëse do të shpallet fajtor për një akuzë të tillë, do të vuajë sanksione që mund të cenojnë kryesimin në renditjen e përgjithshme.
Lideri aktual i pilotëve të Formula 1, Sebastian Vettel, rrezikon të penalizohet për reagimin që pati ndaj Hamilton në cirkuitin e Baku në fundjavë, në garën për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.
Sipas revistës gjermane “Auto, motor und sport”, presidenti i FIA-s, Jean Todt, po merret personalisht me rastin në fjalë për të vlerësuar nëse duhet të vendosë nën akuzë gjermanin. Vettel u penalizua edhe me 10 sekonda ndalesë në bokse, gjatë garës.
Jean Todt po vuan presione nga kampionët e botës të Mercedes si dhe pilotë të tjerë për ti dhënë një mësim të mirë Sebastian Vettel. Ata që mbrojnë këtë tezë mendojnë se presidenti i FIA-s e fali gjermanin nëntorin e kaluar kur rrezikoi të dënohej për ofendimet në radio ndaj komisarëve, në Çmimin e Madh të Meksikës.