Pas muajit shkurt të vitit të ardhshëm formimi i Ushtrisë mund të bëhet më i vështirë.

Në fillim të vitit të ardhshëm FSK pritet t’i bartë disa prej kompetencave tek institucionet civile dhe mund t’i largohen disa prej kompetencave kryesore thonë njohësit e sigurisë, të cilët e shohin si tejet të rëndësishme transformimin  e saj në ushtri në mënyrë që të filloj përmbushjen e kapaciteteve tjera ushtarake dhe mbrojtëse.

Kryetari i deritashëm i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se Kosova ka nevojë që ta ketë ushtrinë. Ai ka thënë se formimi i ushtrisë do të behët shumë shpjet.

“ Kosova ka nevojë për ushtrinë. Mendoj se qeveria e ardhshme do ta ketë prioritete formimi e saj. Cili do të jete modaliteti, mbetet të shihet. Por, besoj që formimi ushtrisë do të bëhet shumë shpjet”, ka thënë ai për RTV21.

Haradinaj, mendon gjithashtu se votat për Ushtri do të jenë të plota në Kuvendin e Kosovës. Ai thotë se ushtrinë do ta votojnë edhe përfaqësuesit e komuniteteve.

Kurse, njohësi çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se transformimi i FKS’së në ushtri duhet te behët sa më shpejt. Sipas tij më për këtë çështje nuk bën të humbet kohë.

T mobile In article [4] Laor