Forcat e sigurimit saudit vranë njeriun të kërkuar në Mekë të premten dhe arrestuan disa të tjerë.
Sulmuesit, të cilët janë të kërkuar për terrorizëm, shkëmbyen zjarr me forcat e sigurisë të cilët kishin rrethuar një nga ndërtesat në lagjen Al-Aseelah në Mekë ku militantët po fshiheshin, përcjell TetovaSot.
Gjashtë vetë u plagosën dhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë u plagosën lehtë. Forcat e sigurisë arrestuan pesë nga të akuzuarit, përfshirë një grua, dhe aktualisht po hetohen, thuhet në deklaratën e Zëdhënësit të ministrisë së Brendshme.
Korrespondenti i Al-Arabiya konfirmoi se një militant u vra pas shkëmbimit të zjarrit, ndërsa personat e tjerë të kërkuar u arrestuan./TetovaSot/