Përmes një njoftimi për shtyp ministria e Mbrojtjes sqaron se Forcat e Armatosura kanë ngritur gatishmërinë për t’i përgjigjur nevoja të KQZ-së.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura garanton opinionin publik se në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe Kodin Zgjedhor  ka marrë të gjitha masat që i takojnë FA-ve. Forcat e Armatosura ka ngritur gatishmërinë dhe i është përgjigjur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Policisë së Shtetit për ndihmën e kërkuar në kohë rekord.

Gjithashtu, Ministria vijon të ketë në dispozicion të efektivëve të FA-ve dhe qytetarëve numrin 04 2226601/. 042226602/ 042228377.

e-mail : [email protected]

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm garanton opinionin publik se Forcat e Armatosura do të vijojnë të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese me përpikmëri dhe profesionalizëm.

Global