Ankaraja zyrtare njoftoi sot se forca shumëkombëshe mund të vendosen për të mbajtur paqen në zonat që ka rënë tensioni i luftimeve në Siri.

Në fillim të muajit maj, Irani, Rusia, të dyja aleate të regjimit të Bashar Al Asadit, dhe Turqia që mbështet rebelët, kishin rënë dakord për krijimin e zonave të sigurisë me qëllim vendosjen e një armëpushimi në disa rajone të Sirisë, vend i shkatërruar nga një konflikt i përgjakshëm që zgjat prej më shumë se gjashtë vite, raporton AFP.

Sipas Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, tre vendet kanë krijuar grupe pune të ngarkuara që të përcaktojnë mënyrat që duhen për të mbajtur paqen në këto zona, ku palët duhet të ndërpresin luftimet.

“Mendohet se në rajonin e Idlebit, në veri të Sirisë, të vendosen forca kryesisht turke dhe ruse”, sipas zëdhënësit,

“Përreth Damaskut, kryesisht forca ruse dhe iraniane dhe në rajonin e Deraa (jug), mund të vendosen trupa jordaneze dhe amerikane”, raportojnë mediat turke.

T mobile In article [4]

Marrëveshja irano-turko-ruse për këto zona nuk saktëson se në cilën datë duhet të krijohen zonat e kontrolluara nga ushtritë ndërkombëtare.

Global