Qarqe të afërta me VMRO-DPMNE-në po stimulojnë formimin e një partie të re politike me bazë antiperëndimore, me anëtarë të GDOM-it, lëvizjes “Për Maqedoni të Përbashkët”, por edhe nga intelektualë dhe gazetarë të dëshmuar si rusofilë dhe me disponim anti NATO, shkruan revista Fokus.

Partinë pritet ta financojë një biznesmen rus në Maqedoni, transmeton Gazeta Lajm. Ajo parti duhet t’i ndihmojë VMRO-DPMNE-së të disatancohet nga qarqet radikale.