Ajo është njëra ndër këngëtaret më të përfolura në mediet rozë. Është kjo këngëtarja Fjolla Morina e cila është nënë e dy vajzave.
Pavarësisht kësaj Fjolla ka arritur që linjat e saj trupore t’i mbaj në formë dhe për këtë ajo njihet për linjat seksi. Këtë më së miri mund ta vëreni në fotografitë e nxehta që ajo poston në rrjetet sociale.
Ditë më parë Fjolla së bashku me shumë yje të estradës ishin në Turqi. E nga atje Fjolla ka realizuar një fotosesion ku vë në pah linjat perfekte. E veshur me bikini në ujë , Fjolla duket e mrekullueshme.