Oh, fëmijët! Ata njëherë janë duke luajtur dhe duke qeshur por ndodh që një çast më vonë ata janë të vendosur të të bëjnë ty si prind dhe të tjerëve përreth me një dhimbje koke të tmerrshme.
Por është një metodë efektive për ndalimin e zemërimit të fëmijës.
Në këtë metodë, arsyeja e zemërimit të fëmiut nuk ka rëndësi. Ndoshta lodra e tyre e preferuar është thyer, ose ju e keni ndaluar që të hajë karamelen e dhjetë.
Çfarëdo që të jetë, ruani frymën tuaj dhe mos i qortoni ata.
Në vend se t’i qortoni, pyetini ata pyetjen e duhur, me qetësinë më të madhe.
Le të themi se fëmiu juaj është nervozuar për shkak se shoku ose shoqja e tyre nuk dëshiron që ta ndajë lodrën me ta.
Mos prisni derisa të bërtiturat e të qarat të dalin jashtë kontrollit.
Pyeteni fëmiun tuaj: “A është problemi shumë i rëndësishëm, më pak i rëndësishëm ose fare i parëndësishëm?”.
Ku rata përgjigjeni, përpiquni që së bashku të gjeni zgjedhjen e duhur, se sa i rëndësishëm është ky problem dhe si mund ta zgjidhni atë.
Ndoshta ta blini një lodër të ngjashme? Të ftoni mikun ose miken e saj për të luajtur bashkë?
Ka kaq shumë opsione.
Por pse duhet t’ia bëni këtë pyetje fëmiut, për të luftuar zemërimin e tij/saj?
Psikologët e fëmijëvë thonë se janë tri arsye kryesore për këtë pyetje.
1. Fëmiu e kupton se prindi po respektonn ndjenja e tij/saj
2. Pyetja bën që ata të ndalen, të mendojnë dhe të analizojnë situatën.
3. Duke e bërë këtë pyetje, prindërit e nxisin fëmiun që të zgjidhë problemin vetë.
Në ndërkohë që duke bërë këtë pyetje, ju do të qetësoni fëmiun tuaj për pak minuta, dukekursyer kohë dhe nervat, dhe në të njëjtën kohë do të rrisni vetëbesimin e fëmiut.