Milani ka kompletuar transferimin e pestë për këtë sezon, Fabio Borini, që premtoi se do të japë gjithçka për fanellën kuqezi.

Fabio Borini ka thënë se transferimi në Milan është “ëndërr e bërë realitet dhe jam i gatshëm të bëjë gjithçka – përveçse të luaj në portë. Çfarëdo që ekipi ka nevojë. Do të mundohem të jap gjithçka për këtë fanellë”.

Sulmuesi u transferua nga Sunderlandi në formë huazimi, teksa Milani e ka obligim ta blejë atë në fund të sezonit për gjashtë milionë euro.

“Jam i gatshëm të bëjë gjithçka, përveçse që të luaj në port. Do të bëj çfarëdo që ekipi ka nevojë. Do të mundohem të jap më të mirën time për këtë fanellë. Kam mësuar shumë në Angli dhe jam gati”, tha Borini.

“Transferimi në Milan është ëndërr e bërë realitet. Tani më duhet të punoj shumë”, shtoi ai.

Ky është transferimi i pestë i Milanit deri më tani, pas Mateo Musacchio, Ricardo Rodriguez, Andre Silva dhe Franck Kessie.