Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras ka uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 25 qershor kryeministrin Edi Rama.
Përmes një mesazhi drejtuar Ramës ditën e sotme, kreu i qeverisë greke thekson vendosmërinë për të punuar mes dy qeverive në të mirë të dy popujve.
“I vendosur te punoj ngushtë me ju. Të punojmë ngushtë për të mirën e popujve tanë. Vlerësoj partneritetin strategjik mes dy vendeve tona.”, -thuhet në letrën e kryeministrit të Greqisë.
Në zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama mori 74 deputetët, duke i dhënë të mundur drejtimin e Shqipërisë edhe për 4 vitet e ardhshme.