Fitorja e Isa Sakjas në bashkinë e Kavajës nuk ka gëzuar vetëm PD por edhe LSI.

Nënkryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, në një postim në fb shkruan se pavarësisht nga blerjet masive të votës, qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit.

Kryemadhi ndan bindjen se shumë shpejt Shqipëria do të ndjekë shembullin e Kavajës.

Kryemadhi: Përshëndetje qytetarë të Kavajës! Pavarsisht nga blerjet masive të votës në Kavajë, sot qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do të ndjekë shembullin e Kavajës. Mirënjohje dhe respekt kandidatit tonë, Maksim Kona. LSI forcë e parë LSI forcë e paparë.